Sibel Halimi: Cikël historie


Historia përsëritet, si hije e rëndë,
në ciklin e së tashmes, në dheun pa mend.
Fjalët huazohen, premtimet thuren e të vërtetat zbehen.

Një pjesë toke, një gur i tharë,
një vijë në hartë, një emër i marrë.
Në emër të gjakut, të fisit, të zjarrit,
harrohet njeriu, nën peshën e varrit.

Historia përsëritet, si një jehonë,
e një kohe të ngrirë mes dhimbjes e të pathënës

A jemi ne toka
nga e cila erdhëm
a fati ynë është rikthimi?!

ObserverKult


Lexo edhe:

“KURORË E HIRTË”, POEZI NGA SIBEL HALIMI