
Gjithmonë m’i lidhën gishtërinjtë,
sikur t’i trembeshin
asaj që lind prej një fjale.
Mendja më turbullohet.
Jo nga mungesa e fjalëve,
por nga kujtimet
plagët i pagëzuan histori.
Kur shkruaj për këtë vend,
ulem
në hijen e gurëve,
ku edhe heshtja
vishet me zi.
Vdes ngapak.
Jo nga dëshpërimi,
por nga dashuria
që nuk pranon
pa pranu t’ia ulë kokën gënjeshtrës.
Ç’dobi ka fjala
nëse lind vetëm
për duartrokitje?
Atdheu
nuk është hartë,
as flamur.
Është guri
që e mbart në kraharor,
edhe kur largohesh.
Është kujtesa
që zgjedh të banojë
pikërisht aty
ku dhemb.
Prandaj shkruaj.
Sepse ndonjëherë
fjala
është streha e fundit
e së vërtetës.
E unë,
sa herë shkruaj për këtë vend,
vdes pak nga vetja,
që Atdheu
të mos vdesë
nga harresa.
ObserverKult
Lexo edhe:






