
Ajo, braktisi idenë
e gjellës së shijshme të shtëpisë
të ushqyerit mirë të fëmijëve
Braktisi tavolinën mbi të cilën servohet koha në çdo pjatë,
barra e përditshmërisë fshihet me mangë,
duke u bërë qullë.
Braktisi buzëqeshjen
e nxjerrë si nga furra,
për burrin që priste ngrohje,
jo zjarr.
Me leckën e verdhë
blerë me një impuls digjital,
sepse “kishte dalë në TikTok”
ajo pastroi historinë e vet.
Me baby-cream e leu fytyrën
si maskë butësie
patikat ndersjetull
u kthyen në rrënjë,
ikja e saj
ishte vallëzim,
ishte qeshje me veten,
me jetën,
me rendin që e kishte mësuar
të heshtë.
Në hapësirën që tund lirinë
e saj si flamur dorëzimi
ajo mësoi,
se gruaja nuk ikën nga shtëpia,
ajo del prej formës së saj
dhe rikthehet si frymë,
ngrohtësi jo zjarr
ajër që nuk zihet në kornizë.
ObserverKult
Lexo edhe:






