Është hapur së fundmi në Galerinë 17 në kryeqytet ekspozita “You know me so well” e kuruar nga artistja Martina Menegon, cila ekspozitë është organizuar nga Fondacioni 17.
Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi ka marrë pjesë në këtë ekspozitë, ndërsa është shprehur e lumtur që “Komuna po përkrah ngjarje që janë në shërbim të inicimit të debatit që nxisin të menduarit për fenomene të reja shoqërore”.
“Në kohën kur teknologjia mbikëqyrë trupat e grave dhe rrezikon privatësinë e tyre, ekspozita ‘you know me so well’ kuruar nga artistja Martina Menegon na nxit të reflektojmë mbi kujdesin për qenien tonë virtuale e për rrjedhojë edhe për atë fizike. E lumtur që Komuna e Prishtinës, përkrahë ngjarje të tilla, të cilat janë në shërbim të inicimit të debatit që nxisin të menduarit për fenomene të reja shoqërore si tema e ndikimit të digjitalizimit në jetën e trupave të grave dhe vajzave”, është shprehur drejtoresha Halimi përmes një statusi në Facebook.
Sipas saj vetëdija mbi ekzistencën e rrjedhave të reja shoqërore na ndihmon në ruajtjen dhe mbrojtjen nga efektet negative të saj!
Ndryshe, kjo ekspozitë e cila është hapur me datë 3 prill nga ora 19:00 do të qëndrojë e hapur deri më datë 7 qershor.
ObserverKult
Lexo edhe:
SIBEL HALIMI PRITI NË TAKIM ELIZA SHALËN, KRIJUESEN E SKULPTURËS SË NJOHUR, “KËMBËKRYQ”
Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi së fundmi në zyrën e saj ka pritur një skulptore të re në moshë por mjaft të zonja, Eliza Shalën.
Eliza ka punuar skulpturën e ikonës së protestuesit Faik Rexhepi, “Këmbëkryq”, e cila skulpturë ka kohë që është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet dhe është pëlqyer mjaft shumë.
Drejtoresha Halimi përmes një postimi në rrjetet sociale ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Elizën derisa ka thënë se është kënaqësi kur takon vajza të talentuara si ajo.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult