Tregimi për Nanën Pashkë
nisi e u bë jehonë
e bardhë
Jo kur gurit ia lënë emrin e saj
Por, kur guri peshon rëndueshëm në tokën
që u bë me emër
Njeriu digjet si uji
që u frynë flakëve
zjarr i lëngshëm qiellin përflakë
për bijtë e tokës.
Me të u bënë një të gjitha fetë
u kryqëzuan të gjitha racat
të gjitha Netët e Mëdha
u pagëzuan
si fati i çdo gruaje
thurjet si vello për të mbuluar marrëzitë e shekujve
Të gjitha identitetet
ngjizen në një Nânë
për t’i dhënë pamje
të kufishmes
Guri mbi varr akull i ftohtë
Guri i Nânës
boshi në zemrën e njerëzimit
Një gur i rëndë sa dhembja
e nânës
peshon rëndë në të djeshmen
sot historia heshtje pafund
E tashmja mbyllë n’dry
Gur zemër në bëmjen
e të përtrishmes
t’vërtetën mbyll gur
rrokulliset në ndërgjegjen
që fshehët në skutat
e vnerit tonë.
Gur Muranë Murimi
fat i parathënë
Këtejpari kalatë urat ngrehinat
i mbajnë gratë në këmbë
historia shkel mbi rrashtë grash burrat janë episodistë
shkelin zhbëjnë e vajnë
Po guri i Nânës mbetët.
Atdheu i parë.
ObserverKult
lexo edhe: