Dje në moshën 86-vjeçare u nda nga jeta njëri ndër piktorët më të mëdhenj të artit shqiptar, akademik Rexhep Ferri.
Ky njoftim ka ardhur nga Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës me ç’rast i janë shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve.
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve u shprehu edhe drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.
“Piktori i metaforës poetike dhe poeti Akademiku Rexhep Ferri mbylli sytë dhe kaloi në amshim. Ai la trashëgimi të pasur artistike në pikturë e poezi, duke i dhënë Kosovës emër e nder!”, tha ndër të tjera në postimin e saj në Facebook, Halimi.
Postimi i plotë i Sibel Halimit:
Piktori i metaforës poetike dhe poeti Akademiku Rexhep Ferri sot mbylli sytë dhe kaloi në amshim. Ai la trashëgimi të pasur artistike në pikturë e poezi, duke i dhënë Kosovës emër e nder!
Ferri ishte ndër rilindasit e fundit i cili u dha figurave-hije ngjyrat etnike dhe i shndërroi ato në kode si duart e bardha të nënës!
Ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik!
Lexo edhe: