Sidrit Bejleri & Alma Bektashi: Kur perëndon dielli (teksti dhe kënga)

Këngën “Kur perëndon dielli” e interpretojnë Sidrit Bejleri dhe Alma Bektashi

Mbeta gjithë ditën hijeve
se m’thanë në hije rri,
etjen e shova krojeve
krojeve ku pin ti.

E mira u raft-o hijeve,
qi ‘mujten me m’fresku;
i kjart asht uji i krojeve,
qi etjen ma kan shu.

Po t’jemi bashkë na të dy
do t’na shikjojnë me zili,
e do t’na flasin ndër sy,
sa duhemi unë e ti.

Sa her’ bjen dielli majave
e muzgut rrugë i l’shon;
sa kandshëm ju thrret deleve
kur stanit nis e i çon.

Besa u knaqa hijeve,
gjithë ditën kep më kep;
kur zanin ja l’shoj deleve,
dhe ti përgjigje m’jep.

Po t’jemi bashkë na të dy
do t’na shikjojne me zili,
e do t’na flasin ndër sy,
sa duhemi unë e ti.

ObserverKult


Lexo edhe:

STEFAN CVAJG: GJITHË NATËN MENDOVA PËR TY, PA TË NJOHUR AKOMA…