Sidrit Bejleri & Juliana Pasha: Unë me ty dua të jem (teksti dhe kënga)

Teksti & Muzika: Sidrit Bejleri

Nëse t’i diçka dyshon
E s’më thua ç’të pengon
Ndalu pak e shih njëherë
Nuk jam princ as kavalier
Oh, më beso.

Unë me ty dua të jem
Se dhe shpirti brenda ndjen
Me sa duket edhe ti
E ke brenda këtë magji
Guxo, më shiko…

Nëse më sheh tani
Se çfarë më ndodh unë e di.
E nëse s’të shoh për mua
Ka rëndësi.

Se atëherë kur zemra
Nis e ndjen diçka, diçka që vlen
Ne duhet ta gjejmë motivin në gjithçka
Si një refren, që ditë e natë
Do të na duhet bashkë ne ta jetojmë
Pa frikë dhe detet të mund t’i kalojmë
Në re të bardha të fluturojmë.

Për ballkone e serenata
Kohën kurrë jo nuk e pata
S’të harrova asnjëherë
Koha shkonte pa u ndjerë
Oh, më beso.

Dita ikën, tjetra vjen
E sërishmi ne na gjen
Nëse pranë do të qëndrojmë
Dhe gabimet t’i flijojmë
Nëse të gjitha do i themi.

Mrekullia vetë do jemi
Edhe unë, edhe ti.

LEXO EDHE: Sidrit Bejleri: Unë zemrën time ty po ta lë (teksti dhe kënga)