Sidrit Bejleri është një nga emrat më të njohur të botës së muzikës shqiptare. Është diplomuar për kanto në Akademinë e Arteve në Tiranë. Nuk ka zhanër të këndimit të cilin mos ta ketë lëvruar siç vetëm ai di.
Aktualisht punon pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, Tiranë, si bas bariton, ka vënë në skenë veprat e njohura klasike të Puçinit, Verdit… e kështu me radhë.
Ai deri tani ka krijuar shumë hite, ndër të cilat është edhe kënga “Në prag të derës”. Tekstin dhe muzikën e kësaj kënge e ka bërë Sidriti, kurse produksionin muzikor Shpëtim Saraçi:
Në prag të derës me gurët që kanë dremit
Në mes t’oborrit ku ti mungon përsëri
Mes lulesh borë mes sharmasheksh t’kujtoj un ty
Edhe vetmia më bahet ma e randë.
Ktu lamë të qamet e qeshjet e rinisë
Puthjet poshtë kumbullës, përgjimet e kojshisë
Sa herë dritaren e dhomës tande rrugës shikoj
Ku do t’kesh lan edhe ofshamet e dashnisë
O lumtuni, ku ju kam o gëzime t’mija
Kthej kryet mbrapa e du m’u kthye te ju
Sa e pafund ishte rinia
Kur n’shpirt vlonte dashnija
O erë ti merrmi vitet n’krahët e tuj.
Sa herë me mend ty dorën ta shtrëngoj
Se dhe zbraztinë kjo zemër e njef mirë
Isha i ri e andrrat më thanë shpejt me ikë
Kurrë s’kam mendu… eh pra, erdhi njikjo ditë
Kur ishim bashkë e kishe t’kandshmen erë
Rri e kujtoj e malli asht tuj m’bjerrë
E tash ti shkon në rrugët me prandverë, plot dritë
Pa e çue ndër mend se jam diku, vetëm tuj t’pritë.
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
ObserverKult
———————————————————————–
Lexo edhe:
E TMERRSHME: E LIDHËN BABËN PAS VETURËS DHE E TËRHOQËN ZVARRË…