Sigmund Freud është quajtur babai i psikoanalizës, metodë e terapisë me biseda, diskutime dhe hetime të frikës së fshehur.
Ai ka lënë gjurmë të pashlyera në fushën e psikologjisë dhe raporteve të saj me disiplina të tjera përmes veprave që ka botuar
Sigmund Freud lindi më 6 maj 1856 në Moravi, rajon në pjesën lindore të Republikës Çeke. Shumicën e jetës, ai e kaloi në Vjenë të Austrisë.
Ai studioi për mjekësi dhe nga fundi i shekullit të XIX, doli me disa ide të reja shumë interesante rreth mendjes së njeriut.
Freud u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në Londër në shtator të vitit 1939.
Observerkult në vazhdim ua sjell disa thënie të Sigmund Freud:
Koha është ena që peshon më shumë kur është bosh.
Ëndrra është rrekja e përmbushjes së një dëshire.
Nuk vdesim sepse sëmuremi, por sëmuremi sepse, tekefundit, duhet të vdesim.
Nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes, sa kur dashurojmë.
Askush nuk mund të mbajë një sekret: nëse goja hesht, flasin gishtat.
Me shaka mund të thuhet çdo gjë, edhe e vërteta.
Paragjykimet nganjëherë rezultojnë mjaft të frytshme.
Nëse brenda një viti nuk ke ndryshuar, prek pulsin se mund të kesh vdekur.
Është e pamundur të njohësh njerëzit pa njohur më parë forcën e fjalës.
Një njeri që dyshon dashurinë ndaj vetes, mundet, madje duhet, të dyshojë çdo gjë.
E përgatiti: A. S.- ObserverKult
———————
Lexo edhe:
Shakespeare: Mos e shpenzo dashurinë tënde për dikë që nuk e vlerëson atë