Sigurisht pëlqeni Kazantzakis, ja 40 thënie të tij

NIKOS KAZANTZAKIS

Nga Nikos Kazantzakis

– “I fola bajames: “Motër më fol për Perëndinë”. Dhe bajamja çeli”

– ” Një vetëtimë është jeta jonë… por ja dalim ta arrijmë”.

– “Çka nuk na ka ndodhur kurrë, është sepse nuk e deshem aq sa duhej”.

– “Ke penelat, ke ngjyrat, pikturo parajsën dhe hyr brënda”.

– “Dashuroje përgjegjësinë, thuaj unë, unë i vetëm do ta shpëtoj botën. Nëse ajo do zhbëhet, fajtori jam unë”.

– “Eh or i mjeri ti, njeri , mundesh të levizesh malet, të bësh mrekullira, ndërsa ti zhytesh në pleh, në dembelizëm dhe në pabesi! Zotin e ke brënda vetës, Zotin e mbart më vete por nuk e di – e merr vesh vetëm në momentin që vdes, por atëherë është tepër vonë”.

– “Nëse një grua fle vetëm, turpëron gjithë burrat”.

– “Rruga e saktë është e përpjeta”.

– “Nuk ekzistojnë ide, ekzistojnë vetëm njerëz që mbartin ide, dhe ato marrin shtatin e njeriut që i mbart mbi shpinë”.

– “Guri, hekuri, çeliku nuk durojnë. Njeriu duron”.

– “Vijmë nga një sketërrë e errët; përfundojmë në një sketërrë tjetër të errët; atë segment të ndërmjetëm e të ndritshëm e quajmë Jetë”.

– “Dashuroje njeriun sepse ai je ti…”

– “Ekziston në këtë dynja një ligj i pashkruar, misterioz – nëse bota nuk do ekzistonte edhe ai do kish humbur para mijëra vjetësh – një ligj i ashpër dhe konseguent: e keqja përherë triumfon në fillim dhe përherë në fund shpartallohet”.

– “Detyra jote e parë, kur merr përsipër t’i shërbesh racës, është të ndjesh brënda vetës gjithë paraardhësit. E dyta, të ndriçosh hovin e tyre dhe të vijosh veprën e tyre. Dhe e treta detyrë mbetet, t’ i dorëzosh tët biri urdhërin madhor që të bëhet më i mirë se ti”.

– “Një humnerë plot me lule kurmi i gruas”.

– “Shpëtim do thotë të çlirohesh nga gjithë shpëtimtarët; kjo është liria supreme, më e larta, aty ku me zor merr frymë njeriu. E duron dot?”

– “Katër themelet e kësaj bote: bukë, verë, zjarr, femër”.

– “Zemra e njeriut është një lemsh me vemje – fryji, Krishti im, të bëhen flutura!”

– “Greqia mbijeton ende, mendoj se mbijeton nëpërmjet mrekullive që përseriten vazhdimisht”.

– “Gënjeshtra është paburrëri”.

– “Ku të gjej një shpirt me dyzetë plagë dhe të paepur e të papërgjunjunjur, siç shpirti im, që t’ i rrëfehem?”.

– “Ç’ do më thënë i lirë? I lirë është ai që nuk ka frikë nga vdekja”.

– “Imzot më je shumë simpatik. I ke të tëra virtytet por të duhet pak çmenduri, pse të gjithë njerëzit kanë nevojë për pak krisje… Ndryshe nuk mund të këputet litari dhe të çlirohet”.

– “Më duket se u biem hekurave me kokë. Shumë kokë do thyhen. Por do vijë një moment qe edhe hekurat do thyhen”.

– “Kreta nuk do nikoqirë, do të çmendur. Këta, të çmendurit e bëjnë të pavdekshme”.

– “Po mbledh veglat e mia: shikim, dëgjim, shije, nuhatje, prekje, mendje, u err tashmë, mbarroi dita e punës, po kthehem si miu i arave në shtëpinë time ndën dhe. Jo sepse u lodha së punuari, hiç nuk u lodha, por perëndoi dielli”.

– “As mos prano kursesi të pyesesh: “Do fitojmë? Do humbim?” “Lufto!”

– “Kisha një ndjenjë të thellë se pika më e lartë që mund të arrijë njeriu nuk është as Dija, as Virtyti, as Mirësia, as Fitorja; por diçka më e lartë, më heroike dhe e deshpëruar: Madheshtia e natyrës, frika e shenjtë”.

– “Po munde rriji frikës karshi, shikoje drejt në sy dhe frika do trembet dhe ka për t’ ja mbathur”.

– “Nuk i trembem Zotit, ai kupton dhe fal. Nga njerëzit kam frikë. Ata as kuptojnë, as falin”.

– “Derisa të ketë fëmijë që vuajnë urie, Zoti është inekzistent!”

– “Mali i përket manastirit. Manastiri i përket Zotit. Dhe Zoti u përket të gjithëve”.

– “Asnjëherë Helenët nuk e ushtruan artin për hir të artit; gjithmonë e bukura synonte t’ i sherbënte jetës. Dhe trupat të lashtët i donin të bukura dhe të forta, që të mund të mbartnin një mendje të ekuilibruar dhe të shendoshë. Dhe më tej, që të mundnin – qellimi superior – të mbrronin atdheun”.

– “Tërheqja nuk është fitore, ëndrra është dembelizëm, dhe vetem vepra mund të mbushë shpirtin dhe të shpëtojë botën”.

– “Unë vdekjen e përball në çdo moment; e shoh në sy dhe nuk i trembem; ama asnjeherë nuk them: Më pëlqen. Jo nuk më pëlqen hiç! Nuk firmos!”

– “Lumturia është një gjë e thjeshtë dhe e përkorë – një gotë verë, një gështenjë, një mangall i varfër, oshëtima e detit. Asgjë tjetër”.

– “Ai grek që nuk merr, qoftë edhe një herë në jetën e tij, një vendim burrëror, tradhëton racën e vet”.

– “Përjetësia është cilësi, nuk është sasi, ky është sekreti madhor, një sekret shumë i thjeshtë”.

– “Lumturia e kësaj bote është e prerë në shtatin e njeriut. Nuk është një zog i rrallë që ta ndjekim nëpër qiej. Lumturia eshtë një shpezë shtëpiake në oborrin tonë”.

– “Po nuk mbërriti njeriu në buzë të greminës, nuk nxjerr në krahë flatra për të fluturuar”

Përgatitit: Arqile Garo

ObserverKult

Lexo edhe:

KJO QENKA LUMTURIA E VËRTETË: KUR DO ME SHPIRT DIKË…