Silvana Kola- Loka: Nga ditari i një psikologeje…

Silvana Kola-Loka

Kujdesi për veten

Nga Silvana Kola- Loka

-Dr. Loka! A mund të më thoni, ju lutem, se si kujdeseni ju për veten, në mënyrë që të jeni në gjendje të na ndihmoni ne, pacientët tuaj? Si arrini të mos ngarkoheni me gjithë këto gjëra që ndajmë ne me ju?
Ishte seanca jonë e katërt. E pata të lehtë të kuptoja se, pas pyetjes për kujdesin tim për veten nuk fshihej asnjë dozë kurioziteti për të ushqyer kënaqësinë e të diturit të gjërave të fshehta për dikë (për më tepër për psikologen).
Ajo donte të dinte sa në gjendje isha unë për ta ndihmuar atë. Sa e qetë dhe e vëmendshme do të isha unë për t’ia lehtësuar dhimbjen, pa qenë e shpërqendruar nga asgjë dhe askush tjetër. Ajo po kërkonte të dinte sa mund të më besonte veten e saj…
Dhe unë iu përgjigja duke i treguar disa prej gjërave që unë bëj për t’u kujdesur për veten, si pjesë e punës për t’u siguruar që të jem aty plotësisht për pacientët e mi.
Për ne psikologët, kujdesi për veten nuk është thjesht çështje personale. Është detyrim profesional gjithashtu. Duhet të jetë!
Dhe ndonjë herë, pacientët pyesin.
Dhe ne kemi përgjegjësinë të dimë të përgjigjemi në mënyrën e duhur. E ndërsa përgjigjemi, t’i kujtojmë vetes përse po i shërben pacientit ky informacion. Sepse gjithçka thuhet prej nesh, peshon kaq shumë…!

ObserverKult

Lexo edhe:

SILVANA KOLA-LOKA: KËTO JANË KOHË TË VËSHTIRA PËR DASHURINË!