Sir Elton John shtrohet në spital/ Kjo është gjendja e artistit…

Sir Elton John raportohet të jetë shtruar në spital pasi është rrëzuar teksa gjendej në vilën e tij në Nicë.

76-vjeçari është dërguar në departamentin e ortopedisë, në spitalin qendror të Monakos, ku raportohet se ka marrë ndihmën mjekësore për disa dëmtime të vogla.

Një zëdhënës për Elton ka deklaruar se këngëtari ka dalë nga spitali mëngjesin e ditës së hënë dhe tashmë gjendet në shtëpi, duke gëzuar shëndet të plotë.

Elton po kalon pushimet verore në Francë së bashku me bashkëshortin e tij, David Furnish, dhe dy djemtë e tyre, pasi përfundoi turneun e tij muzikor “Farewell Yellow Brick Road”, i cili ishte i fundit për karrierën e tij.

Në muajin korrik, Elton dha koncertin e fundit të turneut të tij në Suedi, pas më shumë se 50 vitesh në skenë, ku u shpreh: “Kam patur një karrierë të mrekullueshme. 52 vite dashuri të pastër për të luajtur muzikë. Sa me fat jam që luaj muzikë?

Por unë nuk do të isha këtu sonte nëse nuk do të kisha mbështetjen tuaj. Ju keni blerë këngët, albumet, CD dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, ju keni blerë biletat për koncertet e mia dhe ju e dini sa shumë e dashuroj të këndoj “live”.

Nuk do t’ju harroj kurrë. Jeni në mendjen time, në zemrën dhe në shpirtin tim. Faleminderit shumë”./gazetashqip

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

ELTON JOHN HABIT ME DEKLARATËN E TIJ: MICHAEL JACKSON ISHTE I SËMURË PSIKIK

Këngëtari i njohur Elton John ka habitur me deklaratën e tij për Michael Jackson.

Në autobiografinë e titulluar, “Me”, Elton John ka deklaruar se Michael ishte i sëmurë psikik. Dhe një njeri të cilin nuk do doje ta kishe rrotull.

Gjithashtu ai ka kujtuar dhe momentet kur është njohur me të në moshën 13-vjeçare, transmeton ‘lapsi.al’.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult