Sir Walter Raleigh: Ç’është jeta jonë…

Foto ilustrim

Ç’është jeta jonë? Një lojë pasioni,
Gëzimi ynë muzika e ndarjes,
Mitrat e nënave tona shtëpi të lodhura janë,
Ku ne jemi veshur për këtë komedi të shkurtër.
Qielli është spektatori i mprehtë, i matur,
Që rri dhe shenjon atë që vepron keq.
Varret tona që na fshehin nga perëndimi i diellit
Janë si perde të tërhequra kur mbaron shfaqja.
Kështu marshojmë ne, duke luajtur, drejt pushimit tonë të fundit,
Vetëm se ne vdesim seriozisht, këtu s’ka shaka.

Përktheu: Irena Dono