Pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës dje në orët e para të mëngjesit, ukrainasit u nisën për të marrë furnizimet bazë, për të ikur nga vendi dhe për t’u martuar.
Nuk ishte dita e dasmës që ata parashikuan, por ndërsa Rusia sulmoi vendin e tyre të enjten, Yaryna Arieva dhe partneri i saj Sviatoslav Fursin nxituan të martoheshin me zhurmën e sirenave të sulmit ajror që kumbuan në veshët e tyre.
“Ishte shumë e frikshme,” tha për CNN Arieva, e cila u martua me partnerin e saj në manastirin e St Michael në Kiev.
Çifti kishte planifikuar të martohej më 6 maj dhe të festonte në një restorant me një “tarracë shumë, shumë të lezetshme” me pamje nga lumi Dnieper.
Por gjithçka ndryshoi kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një operacion ushtarak në Ukrainë të enjten, dhe sulmi filloi disa orë para agimit me një seri sulmesh raketore.
Ai u përhap shpejt në të gjithë Ukrainën qendrore dhe lindore ndërsa forcat ruse sulmuan vendin nga tre anët.
‘DO TË LUFTOJMË PËR TOKËN TONË’
Çifti, i cili u takua në tetor 2019 në një protestë në qendër të Kievit, vendosën të martoheshin sepse nuk janë të sigurt se çfarë do të rezervoje e ardhmja per to.
“Situata është e vështirë. Ne do të luftojmë për tokën tonë,” tha Arieva. “Ne ndoshta mund të vdesim, dhe ne thjesht donim të ishim bashkë para gjithë kësaj.”
Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU
Lexo edhe:
RRËQETHËSE: BËHET VIRALE VIDEO E DJALIT TË RI QË LUAN NË PIANO TEKSA RUSIA PO SULMON UKRAINËN