Skënder Rusi: Ata po puthen…

skënder rusi
Skënder Rusi

“Ata po puthen”, poezi nga Skënder Rusi

Ata po puthen, e po mirë,
le të puthen,

Le t’i shtojnë kësaj dite
marrëzinë e vet!

Veç e veç, ata janë mëkatarë,

Të dy bashkë
e krijojnë një shenjt!

Ata po shkrihen,e po mirë,
le të shkrihen,

(Bota e tërë ka lindur
nga ky art!)

Ku mund të gjesh
dhe ndonjë nuancë grije,

Dhe ndonjë shi prej vjeshte
që të lag!

Ata duhen ,e po mirë,
le të duhen!

Siç duhet dita
me natën që e ka afër!

Ata veç e veç janë mëkatarë,

Po krijojnë një shenjt
kur puthen bashkë!

ObserverKult

Lexo edhe:

INTERVISTË ME SKËNDER RUSIN: POEZI, TI JE DHIMBJA IME E BUKUR!

Krijimtaria letrare e Skënder Rusit ka hyrë në panoramën artistike të vendit tonë, duke u bërë simbol i poezisë lirike bashkëkohore dhe duke lidhur lexues të panumërt në vend dhe jashtë tij. Pjesa më e madhe e këtyre poezive janë përkthyer dhe janë përfshirë në antologji të përmasave të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, duke fituar çmime të para dhe vlerësime të tjera të rëndësishme për vlerat e veçanta të tyre.

Poeti Skënder Rusi ka drejtuar për 14 vjet si kryetar, Klubin e Shkrimtarëve “Bota e re” Korçë, duke krijuar modelin e afrimit, nxitjes, promovimit të vlerave poetike për autorët e Qarkut Korçë, dhe duke u përfshirë në proceset e botimit dhe promovit të librave të këtyre autorëve në Shqipëri dhe më gjerë.

Zoti Rusi është autor i një prej librave të rrallë që një poet i kushton qytetit të lindjes, Korçës, me përmbledhjen poetike “Korçës një fjalë dashurie”, ku të gjitha poezitë janë himne për këtë qytet.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU