Poezi nga Skënder Rusi
Kërkoj të futem brenda syve të tu,
Dhe kjo me asnjë kusht, natyrisht,
Përjashta po bie dëborë blu,
Nuk është dëborë po shpirt!
Trokas në portën që atje më shpie,
Tek sytë e tu të mëdhenj,
Bie dëborë blu, vazhdon e bie,
Është shpirti im që dhemb!
Brenda syve të tu edhe unë
Kërkoj pa asnjë kusht që të hyj,
Por ah, ky qiell rëndoka shumë,
Më lodhën yjet që me dorë i shtyj!
Kërkoj të hyj brenda syve të tu,
Paçka se e kam të vështirë
Të të them, të dua,
Ti edhe qerpikët i ke hedhur në luftë,
I mbyll ata që mos më shohësh mua!
*Titulli i origjinalit: “Dëbora blu”
ObserverKult
Lexo edhe:
SKËNDER RUSI: TI MË KE DASHUR PAKËZ
Ti më ke dashur pakëz dje,
Por shumë do më duash nesër!
Jam rruga nën hapat që ti hedh
Dhe poshtë saj ka rrugë tjetër!
Për ty unë mund ta ndërroj dhe qiellin,
Vetëtimë bëhem që përzë retë!
Po kur e shoh që nuk më binden,
Nuk bëj atë që bëjnë rrufetë…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
Lexo edhe:
SKËNDER RUSI: DUHET TË DUHEMI MË SHUMË…
Do ta kërkojmë edhe këtë moshë,
Ajo tani ka ikur,
S’ka për t’u kthyer më andej nga erdhi,
Ne jemi dy mbrëmje, dritat na janë fikur,
Dhe nuk mund ta njohim njëri-tjetrin!
Është një habi e madhe kjo që ndodh me ne,
Sikur të jemi 100 vjeçarë e ndoshta më shumë,
Nuk mund të gjesh dot në tërë këtë planet
Dashuri siç bën ti edhe unë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU