Skënder Rusi: Ti pëlqen të lozësh me mua…

Ty me mua të pëlqen që të lozësh,
Para teje mua zëri më ik!
Nuk e di se ç’fsheh brenda kokës,
Vajzë je, apo grua, apo sfinks!?

Orët e ditës i ndajmë përgjysëm,
Por unë, ty, përgjysëm s’të dua!
Nuk e di se ç’fsheh brenda syve,
Vajzë je, apo sfinks, apo grua!?

Ajo kokëz e bukur nis kthehet,
Nga shkoj unë, poeti i prapë!
Nuk e di se ç’fsheh brenda vetes,
Grua je, apo sfinks, apo vajzë!?