Skënder Rusi: S’të përqafoj dot si më parë…

skënder rusi
Skënder Rusi

Poezi nga Skënder Rusi

Na u mbaruan fjalët,
S’kemi se si t’i flasim njëri-tjetrit!
Unë s’të përqafoj dot si më parë,
Dhe as të puth dot unë memeci!

Te ky bar ku ne jemi ulur,
(Tavolina nuk ka asnjë faj!)
Kur të ikë hëna unë do çohem,
Të vërtetën do ta them pastaj!

Ne jemi dy lumenj, por pa ujë,
Dy Sahara që zgjaten gjer përtej,
Ti kokën më kot e kthen nga unë,
Por edhe unë më kot nga ty e kthej!

E prapë heshtja nuk do që të ikë,
Ajo jep urdhrat edhe për ne!
Na u mbaruan fjalët, ato vdiqën,
Veç ne të dy e dimë përse!

*Titulli i origjinalit: “Vdekja e fjalëve”


Lexo edhe:

SKËNDER RUSI: UNË S’TË DHASHË AQ DASHURI SA DUHET

ObserverKult