Skënder Rusi: Unë dhe bota

Kjo botë nuk pyet fare për mua,
Por edhe unë fare nuk pyes për të!
Jetojmë bashkë dhe shpesh të zemëruar,
(Fajin e ka bota e ç’ kërkoni më!?)

Ajo asnjëherë nuk më bëri pyetjen,
Për shirat që mbi mua ishin derdhur!
Asaj s’i besohej që unë luaja me vdekjen,
S’ia jepja këpucën që ia kisha gjetur!

Në rrathët e syve që i kam aq të lodhur,
Është krijuar një qiell i muzgët.
Brenda këtij muzgu unë luftë bëj me botën,
Herë fitoj, herë dal humbës!