Emily Dickinson: S’kisha kohë për të urryer

emily dickinson

Poezi nga Emily Dickinson

S’kisha kohë për të urryer,
sepse varri do të ma ndalonte
dhe jeta s’ishte aq e mjaftueshme
sa me armiqësi të përfundonte.

Por s’kisha kohë as për të dashur;
E meqë pak zell duhet kur thua se dikë e dua,
mundi i vogël i dashurisë, mendoj,
ishte shumë i madh për mua.

Përktheu: Orjela Stafasani

ObserverKult

————————————————–

Lexo edhe:

EMILY DICKINSON: PO TË THEM QË NUK PRES MË

———————

Lexo edhe:

PYETËSORI I PRUSTIT: ORJELA STAFASANI

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Lumturia e përkryer… Të them të drejtën, deri tani, nuk jam preokupuar kurrë për këtë, pasi siç thotë Camus-ja: “nuk do të jesh kurrë i lumtur nëse vazhdon të kërkosh kuptimin e lumturisë”.

Cila është frika juaj më e madhe?
Ajo që do të vijë, e ardhmja, “sepse në të ardhmen, mes të tjerash është edhe vdekja”, thotë Sabato.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Lista është e gjatë. Ernesto Sabato, Jorge Luis Borges, Thomas Mann, Mario Vargas Llosa, Umberto Eco, Italo Calvino, e shumë e shumë të tjerë. Veç njëri nga këta që përmenda është gjallë fizikisht, por as të tjerët nuk kanë vdekur, pasi arti i tyre i ka bërë të përjetshëm.

Cili është personaliteti historik me të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Buddha.

Cili është tipari juaj që nuk e pëlqeni?
Jam në paqe me veten, i kam pranuar defektet e mia…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU