Kur fitova mjaftueshëm besim, dritat e skenës u venitën,
Kur isha e sigurt se do humbisja, fitova,
Kur kisha më tepër nevojë për njerëz, më braktisën,
Kur mësova t’i fshij vetë lotët, gjeta një shpatull ku të qaja,
Kur përsosa aftësinë e të urryerit, dikush filloi të më donte me gjithë zemër,
E ndërsa prisja me orë të tëra ditën të zbardhte, flija ndërsa dielli lindte…
Kjo është jeta!
Çfarëdo planesh që të bësh, asnjëherë nuk e di se ç’plane ka bërë ajo për ty!
E di, suksesi të bën të njohur në gjithë botën, por dështimet të bëjnë ty të njohësh botën.
Jini të lumtur… gjithmonë.
Shpesh ne e humbasim besimin dhe mendojmë se ky është fundi…
Por Zoti, që sheh, buzëqesh dhe thotë “Qetësohu e dashur, ishte thjesht një kthesë… udhëtimi vazhdon …
~Sofia Loren~
ObserverKult
Lexo edhe:
SOPHIA LOREN: NËSE NUK KENI QARË, SYTË TUAJ NUK MUND TË JENË TË BUKUR
ObserverKult ua sjell disa thënie nga aktorja e njohur, Sophia Loren:
“Bukuria është mënyra se si ndiheni përbrenda dhe kjo gjë reflektohet në sytë tuaj. Nuk është diçka fizike ”.
“Unë kurrë nuk jam përpjekur t’i fshij kujtimet e së kaluarës, edhe pse disa janë të dhimbshme. Unë nuk i kuptoj njerëzit që fshihen nga e kaluara e tyre. Çdo gjë që përjetoni, ju ndihmon të bëheni personi që jeni tani”.
“Asgjë nuk e bën një grua më të bukur sesa besimi se është e bukur”.
“Nëse nuk keni qarë, sytë tuaj nuk mund të jenë të bukur”.
“Pas gjithë këtyre viteve, unë jam ende e përfshirë në procesin e zbulimit të vetes. Është më mirë të eksplorosh jetën dhe të bësh gabime sesa të mundohesh të bësh gjithçka perfekte pa gabuar. Gabimet janë pjesë e detyrimeve që duhet të paguhen për të jetuar plotësisht”.
Tekstin e plotë lexojeni KETU
ObserverKult