Ja pse vdes dashuria… Thënie për tradhtinë

ObserverKult ua sjell disa thënie për tradhtinë:

-Dashuria nuk vdes kurrë për arsye natyrale. Dashuria vdes sepse nuk dimë të furnizojmë me ujë burimin e saj. Vdes nga verbëria, gabimet dhe tradhtitë. Vdes nga sëmundje dhe plagë, vdes nga lodhja, nga gërryerja ose monotonia. – (Anaïs Nin)

-Ka burra që besojnë aq shumë tek familja, sa që kanë dy. -(Anonim)

-Të dashur burra. Po gratë tuaja e dinë që jeni beqarë? -(Manuela Reich)

-Tradhtia nuk është një aksident. Të biesh nga biçikleta është një aksident. Tradhtinë e bëni me vetëdije të plotë. – (Anonim)

-Po e përsëri dhe përsëris, kush dashuron nuk tradhton. -(Mina)

-Mos tradhto atë që të buzëqesh, mund të ketë vdekjen në shpirt e po të dhuron jetën. – (Jim Morrison)

-Një grua që duam, rrallë mjafton për të gjitha nevojat tona, e mashtrojmë me një grua që nuk duam. – (Marcel Proust)

-Të rinjtë do dëshironin të ishin besnikë por nuk munden, të moshuarit do dëshironin të ishin tradhtarë, por nuk munden. (Oscar Wilde)

-Mund të jesh i dashuruar me disa persona njëkohësisht, me të gjithë me të njëjtin shpirt, pa tradhtuar asnjë, zemra ka më shumë dhoma se sa një bordello. (Gabriel Garcia Marquez)

ObserverKult


Lexo edhe:

“I LIGU KUR TË HIPËN MBI SHPINË, NUK DIN ME ZBRITË KURRË”, 20 FJALË TË URTA SHQIPTARE

Shqiptarët kanë një opus të gjerë me fjalë të urta, që në mënyrë ironike, kryesisht, sjellin përvojën jetësore, mendime e gjykime për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme.

Në vazhdim mund të lexoni disa fjalë të urta shqiptare që ObserverKult ka zgjedhur për ju:

  1. Trimi e ka me vete fatin. – VLORË

2. Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. -SHKODËR

3. Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. – JUG

4. Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s’del dot. – BERAT

5. Gozhda nxjerr gozhdën. – VLORË…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU