Sokrat Habilaj: Dashuritë nuk vdesin kurrë me thinja…

sokrat habilaj
Sokrat Habilaj

Poezi nga Sokrat Habilaj

Më thua: – Kur të kalojnë ca dekada,
Natyrisht s’do të jem kjo që jam sot.
Unë do mbulohem e tëra me brazda,
E në heshtje do të fsheh një pikë lot.

Po s’më thua se ndoshta dhe atëherë,
Ty kurrë nuk do të pyes: – Si ishe dje?
Sa kohë ai lot do vazhdojë të të bjerë,
Ti prapë do më jesh, më e bukur se je!

Më thua: – Të gjithë kur janë për të ikur,
Në fillim marrin një imazh prej dheu.
E do tresë nurin tim, si një qiri i fikur,
Që të hezitosh të më thuash, “ktheu”!

Po s’më thua se dhe nëse njeriu vdes,
Ka dhe gjëra që nuk ndryshojnë linja.
Sa kohë shpirtin e kemi ndarë në mes,
Dashuritë nuk vdesin kurrë me thinja.

ObserverKult


Lexo edhe:

REKOMANDIME LEXIMI NGA SOKRAT HABILAJ

Në kuadër të rubrikës Rekomandime leximi, ObserverKult kësaj radhe ka mysafir poetin Sokrat Habilaj.

Ja cilat janë librat që Habilaj u sugjeron të pasionuarve pas leximit.

————————————————————–

Arti i të shkruarit, ndoshta ka lindur edhe si një nevojë për t’u arratisur nga bota ku jetojmë. Dëshira për të jetuar dikur tjetër, për të shpëtuar nga trishtimi i kësaj bote, bën të mendosh se duhet krijuar një mjedisi i ri, një strehë e re, një ishull, i cili është krijimi vetjak dhe fillimisht i përket vetëm atij që e krijon...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU