Sokrat Habilaj: Kur të desha unë…

ti ke

Ti ishe si një pikë loti e pastër,
kur unë të desha ty,
Pastaj më rrëshqite mbi faqen e ashpër,
për në të tjerë sy…

Kur të desha unë, e pa prekshme ishe,
si një lot i ndritur…
Mbase more plagë, apo thjesht gërvishtje,
nga unë duke ikur…

Ti ishe e mirë, po s’di si ke mbetur…
Unë? Pak egoist…!
Veç, s’ka faj, as loti kur rrëshqet i heshtur,
as sytë natyrisht…

ObserverKult


Lexo edhe:

SOKRAT HABILAJ: ËSHTË BËRË KAQ E TRISHTË TË JETOSH