Sokrat Habilaj: Malle që s’ndahen përgjysmë

Nëse s'do të kem më, ti s’bëhesh

Me mallet tona, ne luajmë si me grimca,
Herë i shtyjmë tej, herë i ftojmë përreth.
A dhe herë i ndajmë përgjysmë, të gjitha,
E ti pastaj më thua: – Më lër që të zgjedh!

Me mallet luajmë, ndërsa druhem të flas,
Po ti më pëshpëritë: – Ja u nda edhe malli.
Unë shoh dy djemtë, nga ty marrë shkas:
– Ja këtu s’të fal, do të zgjedh vetë i pari!

Po sa skicoj dy dyshe, ndihem krejt bosh,
Të tre, bashkë me mua, për tek ty më ikin.
Mbetur edhe pa veten, ti më klithë: – Mos!
Të fola për mallin, ti më ndanë shpirtin!?