Sokrat Habilaj: Për të dashur një grua…

sokrat habilaj
Sokrat Habilaj

Për të dashur një grua deri në kockë,
Duke e kthyer atë në ikonë, a perëndi.
Mjafton që në tre miliardë burra në botë,
Si zgjedhuri i saj ishe ti, dhe vetëm ti!

Për t’u bërë me një grua, burrë egoist,
Dhe ta lëndosh ashtu si krejt palidhje.
Mjafton t’i krenohesh asaj si rastësisht:
Dhe në tridhjetë miliardë do më zgjidhje!

Për t’iu përulur një gruaje në gjunjë,
As një shekull i tërë nuk do ishte tepër.
Bota kishte tre miliardë e ca burra si unë̈,
Ajo mundej! Po ja që s’zgjodhi tjetër!

Titulli i origjinalit: “ETYD NË TRI PJESË”

LEXO EDHE: Sokrat Habilaj: Kohë e trishtë për dashuri