Sokrat Habilaj: Kohë e trishtë për dashuri

Jetojmë në kohë të trishtë për dashuri,
Ku dashuria as vdesë, as mbetet gjallë.
Duke u kthyer nga pak në harresë gri,
S’kujtohet njeri të hap për të një varr.

Ne, mbetur mangët, humbasim me të,
Dhe pjesë nga vetja kthejmë në mort.
Ka kohë që fatkeqësisht s’ndodhë më,
Të puthim një grua, si grua të plotë.

Nëpër tavolina mejhanesh tej në skaj,
Dashurinë çdo ditë e përtypim si buaj.
Ka kohë që s’e kujtojmë fytyrën e saj,
Ashtu skelet mbetur të duket si e huaj.

Jetojmë kohë ku gjithçka ikën me pjesë,
Po si mund të vajtohet pas çdo grimce!?
Dreqi ta haj dashuria dhe duhet të vdesë,
Që të kujtohemi të paktën se dikur ishte!

LEXO EDHE: Sokrat Habilaj: Kur të ikësh nga unë