Tre herë në ditë e detyruar të bie në gjunjë
nga grusht i domosdoshmërisë në tokë me mundim
katër herë e rënë në një hutim të zi ngjyrash
derisa gjakftohtësia troket mbi një qafë boshe
pesë herë e zbrazur nga energji e fundit
derisa dashuria rrëshqet ndërmjet gishtrinjëve
gjashtë herë e nxjerrë nga dhoma me flautën e fshehtë
shtatë herë e shkelur, shtatë herë e ngritur në një krenari të re,
çdo natë e përqafuar nga një dhembje që ka prekur fundin
e ftohur nga ëndrrat, luleborë, hedhur në cep të rrugës,
e zgjuar nga një agim me unaza të errëta rreth syve-
ti mendon se e nënshtron jetën time?
Në shqip: Qerim Raqi