Soni & Flori: Zemër ku je ti… (teksti dhe kënga)

Sa rrallë përmall, tani flasim,
afër ti s’më ke,
si treshi me nëntë
në akrepat e orës ne.

Sa e mërzitshme fundjava që e lashë,
më e trishtuar, se ajo që vjen pas…

347, 0 po vonon
dhe jeta ime
është në avion.

Zemër ku je ti,
më thuaj ku je tani,
vite të tëra
në shpirt pikove ti.

Zemër, ku je ti
mbi asfalt shketëtire,
as dashuria
s’të lidhi me zinxhirë.

Sa rrallë e përmall, tani flasim
afër ti s’më ke,
si treshi me nëntë
në akrepat e orës- ne.

Miliona, fytyra i vërej
ecin valixhet,
këtë aeroport urrej…
te fluturime
ndërkombëtare s’je
dhembje e imja
aq planetare…

Zemër, ku je ti
më thuaj ku je tani,
vite të tëra
në shpirt pikove ti

Zemër, ku je ti
mbi asflat shkretëtirë,
as dashuria
s’të lidhi me zinxhir.

Lëshohen shkallët
shpresa ime dërrmuar,
sa shpejt po zbrazet
avioni i mallkuar.

dhe një shpirt i lodhur
ende të pret,
vetëm këmba jote
e bukur nuk zbret.