Gazetarja Sonila Meço ka bërë një analizë të shkurtër lidhur me atë çfarë është duke ndodhur brenda shtëpisë së ashtuquajtur Big Brother Vip.
Përmes një postimi në “Instagram”, Meço i është referuar banorëve të shtëpisë me fjalën “kavie brenda laboratorit”, të cilët lejojnë të përdoren dhe të manipulohen, ndërsa teleshikuesve “kaviet jashtë laboratorit” të cilët presin drejtësi nga një lojë dhe televizion privat me skenare dhe sponsora.
“Kavie, kavie, Kavie…
Të rritur mjaftueshëm për t’i konsideruar viktima, të provokuar rëndshëm për t’u ulëritur moralin në fytyrë, të përdorur keqaz për t’u bërë gjyqin, të përfshirë me miratimin e tyre për t’u manipuluar, në një laborator mediatik ku rregullat ndryshojnë arbitrarisht, ku loja ngatërrohet me koshiencë me jetën reale sipas nevojës së audiencës, ku qëllimi justifikon mjetin, shikueshmëria skandalin, spektakli politikën, morali padrejtësinë dhe dhoma e rrëfimit justifikon ekuilibrat e forcës.
Aty ku dashuria stimulohet me çdo kusht për lojë e loja çon për skrap dashurinë. Aty ku të çojnë me pahir në një puthje, për ta përdorur po atë pahir me prodhu “dhunën”. Aty ku mbijetesa sigurohet vetëm nga intriga, por të “vrasin” me fjalime patetike mbi njerzillëkun.
Dhe në fund të dëmtuarit e mëdhenj janë kaviet jashtë laboratorit, që presin drejtësi nga një lojë, në një tv privat, me skenar, sponsora dhe fitime marramendëse prej përfshirjes së tyre.
Kavie brenda e kavie jashtë… Vëllai i Madh brenda e Shefi i Madh jashtë…”, shkruan Sonila.
ObserverKult
Lexo edhe: