Sopranoja e njohur, Marigona Qerkezi, do të performojë në pesë shtete/ Detajet e sezonit operistik

Sopranoja, Marigona Qerkezi, është një nga zërat e veçantë të muzikës lirike. Artistja kosovare, që në moshën 6-vjeçare ka interpretuar në skena të ndryshme të rajonit dhe Evropës.

Ajo po vazhdon me sukses interpretimin në skenat më të njohura botërore dhe së fundi ka njoftuar se do të performoj në pesë shtete të ndryshme gjatë sezonit 2024 dhe 2025.

“Jam e lumtur të shpall sezonin tim operistik 2024/25! Këtë vit, kam kënaqësinë që të performoj në Finlandë, Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Belgjikë dhe Itali. Me padurim pres të ndaj më shumë detaje dhe shpresoj të ju shoh në një nga këto vende fantastike”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Marigona Qerkezi rrjedh nga një familje artistësh, mësimet për kanto i ka marrë nga e ëma mezosoprano.

Qerkezi në repertorin e saj gjithnjë edhe në Evropë përfshinë këngë shqiptare të cilat thotë se mirëpriten nga spektatori.

ObserverKult


Lexo edhe:

EDHE NJË SUKSES I MARIGONA QERKEZIT, FUTET NË MESIN E DHJETË YJEVE NË LISTËN E OPERWAIRE