Nga Fernando Pessoa
Sot bota u përket veç kaqolëve, njerëzve të pandjeshëm dhe të tërbuarve. E drejta për të jetuar dhe për të ngadhënjyer fitohet sot me të njëjtat mjete sikurse i gëzojmë edhe gjasat për t’u kyçur në çmendinë: domethënë me paaftësinë për të menduar, me amoralitet dhe marrëzi të tejshtuar.
Në shqip: Elvi Sidheri
ObserverKult
Lexo edhe:
FERNANDO PESSOA: KURRË NUK E DASHUROJMË DIKË…
Nga Fernando Pessoa
“Kurrë nuk e dashurojmë dikë konkretisht. Dashurojmë veç idenë që kemi formësuar vetvetiu për dikë.
Ky është thjesht një koncept i yni vetjak, domethënë që përmbledhtas, pikërisht vetveten, ne dashurojmë.
Kjo gjë vërtetohet në çdo lloj dashurie.
Në dashurinë seksuale, synojmë kënaqësinë vetjake, që mundësohet përmes një trupi të huaj.
Kurse në dashurinë jo seksuale, synojmë kënaqësinë tonë vetjake, të mundësuar nga idetë tona gjithsesi.
Marrëdhëniet midis një shpirti dhe një shpirti tjetër, që mishërohen përmes disa gjërave tejet të brishta dhe kundërthënëse si fjalët e rëndomta dhe gjestet që ne bëjmë, janë diçka fort e koklavitur.
Në vetë thelbin e aktit të njohjes, jemi çnjohur mirëfilli…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
Lexo edhe:
FERNANDO PESSOA: “JAM PËRPLOT NDJENJA”
Jam përplot ndjenja
Lehtë mund të besoj
Duhet të jem sentimental.
Mirëpo kur përsiatem
E shoh se çdo është në mendim,
Bash asgjë s’kam ndier.
Të gjithë ne të gjallët kaluam
Një jetë duke e jetuar,
Atë tjetrën, duke e menduar.
Dhe të vetmen jetë që kemi
Është e ndarë përmes
Asaj të vërtetë dhe asaj të rreme.
Ama cila është e vërtetë
Dhe cila është e rreme
Askush s’mund ta shpjegojë…
Poezinë e plotë e gjeni KÊTU