Al Pacino: Është e lehtë t’i gënjesh sytë, ama është e vështirë ta gënjesh zemrën

ObserverKult ua sjell disa thënie të aktorit të njohur, Al Pacino

“Harrojeni karrierën, thjesht bëni punën. Nëse mendoni se po i bëni gjërat siç duhet, nëse mendoni se po shkoni diku dhe i qëndroni besnikë ideve tuaja, gjërat kanë për të rrjedhur në mënyrën e duhur”.

“Nuk ekziston lumturia. Ekziston vetëm përqendrimi”.

“Unë them gjithmonë të vërtetën, edhe kur gënjej”.

“Është e lehtë t’i gënjesh sytë, ama është e vështirë ta gënjesh zemrën”.

“Ne jetojmë në një botë ku sa më shumë të punosh, më shumë gjëra do të realizosh. Është një botë e varur nga puna”.

“Unë nuk pendohem për asgjë. Mendoj se kam bërë nga ato që i quaj gabime. Kam zgjedhur filmin e gabuar, nuk kam realizuar siç duhet një rol, por çdo gjë që një person bën, mendoj se është pjesë e tij dhe mund të përfitojë diçka prej saj”.

“Të gjithë të duan deri në momentin që të shohin si konkurrent”.

“Mos e lejo askënd të dije se çfarë je duke menduar”.

“Ka plot gjëra që më ka mësuar im atë. Ai më mësoi se duhet t’i mbaja miqtë afër, ndërsa armiqtë akoma më afër”.

“Të gjithë kemi nevojë të kemi pranë njerëz që të na thonë edhe ato që nuk duam t’i dëgjojmë”.


Lexo edhe:

AL PACINO: KURRË MOS U BASHKO ME DIKË TJETËR PËR TË DALË KUNDËR FAMILJES…

81 vite më parë në East Harlem, Manhattan, lindi Alfredo James “Al” Pacino. Biri i dy prindërve italiano-amerikanë Rose (nee Gerardi) dhe Salvatore Alfred Pacino, i cili u divorcua kur Al Pacino ishte dy vjeç, aktori kaloi një fëmijëri të vështirë.

Pas divorcit, e ëma u transferua në South Bronx, për të jetuar me prindërit, Kate dhe James Gerardi i cili ishte me origjinë nga Corleone e Sicilisë. I ati i tij u transferua në Covina, Kaliforni duke punuar si një agjent shitjesh. Dhe pronar i një restoranti i quajtur Pacino’s Lounge, i cili u mbyll në vitin 1992…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult