Fernando Pessoa: “Jam përplot ndjenja”

fernando pessoa

Poezi nga Fernando Pessoa

Jam përplot ndjenja
Lehtë mund të besoj
Duhet të jem sentimental.
Mirëpo kur përsiatem
E shoh se çdo është në mendim,
Bash asgjë s’kam ndier.

Të gjithë ne të gjallët kaluam
Një jetë duke e jetuar,
Atë tjetrën, duke e menduar.
Dhe të vetmen jetë që kemi
Është e ndarë përmes
Asaj të vërtetë dhe asaj të rreme.

Ama cila është e vërtetë
Dhe cila është e rreme
Askush s’mund ta shpjegojë.
Dhe derisa ne vazhdojmë të jetojmë,
Jeta që kemi jetuar është ajo
Që ka qenë e paracaktuar për t‘u menduar.

(1933)

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult

fernando pessoa sami hajra
Fernando Pessoa

Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: NJERIU MËSON

njeriu mëson për të duruar ngase për të mos duruar
bota i kthehet kundër
dhe atëherë ai është më hiç se
hiçi.

për të duruar do të thotë të kesh koqe
dhe sa më pisk ta kesh punën
fitorja është më e
këndshme.

thonë se duhet të luftosh për
liri.
e di këtë…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

MALCOLM LOWRY: S’KA KURRFARË SHOQËRIE SALL FRIKË

Si ia filloi e gjithë kjo dhe përse jam këtu
në këtë hark të barit me piktura bojëkafe të plasaritura,
papegaai, mezcal, hennessey, cerveza,
dy pështymore të vogëla, pa kurrfarë shoqërie sall frikë:
frikë nga drita, nga pranvera, nga vajtimet
e zogjve dhe autobusëve që nxitojnë për në vendet e largëta…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU