Grupi “Spirit Voice”: As vdekja jo nuk më tremb (teksti dhe kënga)

Dallgët shkojnë në breg
dhe me zhurmë shtegtojnë,
një imazh i largët më vjen,
ndizet dhe shuhet tek unë.

Era lehtë më prek
flokët ledhaton,
trupi yt i zhveshur në diell,
drejt marrëzisë po më shtyn.

E heshtur rri,
nuk flas një fjalë
e hutuar të vështroj
se dua të të prek.

Pranë teje jam,
një dridhje ndjej
që të gjithën më përshkon,
veten time s’e njoh.

Njerëz plot në plazh,
të shoh vetëm ty.
Kam dëshirë
gjithë trupin ta puth
si valë e detit tani.

Ti më bën të ndjej
fantazi më jep,
jemi bashkë
dhe kjo më mjafton,
as vdekja jo nuk më tremb.

Njerëzit vijnë
që deti t’i falë
thellësitë e tij të pafund
dhe unë rend të falem ty
në det me puthje të humb.