“Squid Game” bëhet “reality show”… por mos u trembni, nuk do të luhet për jetë a vdekje

“Squid Game”, seriali i Netflix që theu rekorde të shumta, do të kthehet në një reality show. Ku njerëzit do të konkurrojnë me lojërat që shfaqen aty. Por mos u shqetësoni, nuk do të luhet për jetë a vdekje!

Gjatë serialit, i cili është konfirmuar për një sezon të dytë, konkurrentët mblidhen në një ishull dhe garojnë kundër njëri-tjetrit me grupe, në lojëra fëmijërie, popullore në Korenë e Jugut. Por disa prej tyre edhe në vendin tonë, si ajo e tërheqjes së litarit.

“Squid Game: Sfida”, do të jetë një kompeticion i bazuar mbi serialin, dhe fituesit do të mund të sigurojnë deri në 4.56 milionë dollarë. Netflix tha se në garë do të marrin pjesë 456 konkurrentë. Çka do ta bëjë këtë garën më të madhe televizive në histori.

Megjithatë, nuk është zbuluar ende cili do të jetë ndëshkimi i kukullës gjigante për ata që kapen duke lëvizur, apo i rojeve për ata që nuk arrijnë të presin formën e duhur të biskotave. E sigurt është vetëm se nuk do të vriten!/a2news.com


Lexo edhe:

ZBULOHEN DETAJE TË REJA PËR SERIALIN E NJOHUR, ‘SQUID GAME 2’

Së fundmi janë zbuluar detaje nga sezoni i dytë i Squid Game.

Krijuesi i serialit hit, Hwang Dong-hyuk, tha se sezoni i dytë do të vërë në dyshim nëse njerëzimi mund të fitojë si një front i bashkuar pasi sezoni parë tregoi një mungesë miqësie.

“Njerëzimi do të vihet sërish në provë përmes këtyre lojërave”, u shpreh krijuesi për Vanity Fair. “Unë dua të bëj pyetjen: “A është i mundur solidariteti i vërtetë midis njerëzve?”

Sezoni i parë i Squid Game pa një grup prej 100 personash që u përpoqën të paguanin borxhet e tyre duke marrë pjesë në lojëra fëmijërore me një kthesë të dhunshme. Gjakderdhja që pasoi i detyroi pjesëmarrësit të luftonin për mbijetesë duke u përballur me kërcënimet nga të gjitha anët.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU

ObserverKult