Stefan Çapaliku: Se secili do ketë hanën e vet…

Stefan Çapaliku hanën
Stefan Çapaliku, © foto nga Ergys Vela, 2022

Një virus i tmerrshëm dhe i beftë,
e shumëfishoi hanën në qiell.

Tashma hana asht thjesht
një abazhur
mbi kokën e gjithsecilit,
që ka dëshirë me qenë i dashunuem.

Virusi e ktheu hanën
në një hemofrodit të dobishëm.

Zonja dhe zotnij!
Të dashtun homoseksual!
Të shtrenjta zonja lesbike!
Të mirët transgender!

Merreni hanën tuej!
Ja tek e keni.
Vendoseni në të tashmën.

Ky virus punon për ju.

Ky virus demokratizoi hanën,
atë të vetmen,
të braktisunen në qiell.

Atë tashma mund ta gjeni
edhe nē pjatat tueja të supës.
Madje edhe mund ta kapërdini,
si një medalion prej brumi.

Sepse poezia vdiq,
dhe duhet t’i marrë mbrapsht
të gjitha sendet e veta.

Ky virus qe shpëtimi
i njerëzve të së tashmes nga njerëzit e së shkuemes.

S’do ketë ma letra dashnie,
poezi, jo që jo…

Kini durim,
se secili do ketë hanën e vet…

Tiranë, 13.07.2022

ObserverKult

Lexo edhe:

NJË GRUSHT ME POEZI NGA STEFAN ÇAPALIKU