Stefan Cvajg: Kam qenë shpesh në kufijtë e vdekjes…

Stefan Zweig

Nga Stefan Cvajg

Vetëm dhimbja e madhe e çon shpirtin tek liria e fundit. Vetëm ajo na lejon neve të arrijmë të kuptojmë thellësitë e fundit të qenies tonë, dhe ai që për të cilën ajo ka qenë pothuajse vdekjeprurëse, mund të thotë për veten e tij me krenari: ‘Unë di për jetën më shumë sepse kam qenë shpesh në kufijtë e vdekjes’.

ObserverKult

Lexo edhe:

ZWEIG: KUR NJËHERË NJERIU E GJEN VETEN, NUK EKZISTON ASGJË NË KËTË BOTË QË…

Stefan Zweig, i lindur më 28 nëntor 1881, në Vjenë, Perandoria Austro-Hungareze ishte shkrimtar austriak që arriti dallime në disa zhanre – poezi, ese, tregime të shkurtra dhe drama, e më së shumti në interpretimet e tij të personazhëve imagjinatës dhe historik.

Në vitin 1934, si rezultat i rritjes së Partisë Naziste në Gjermani, Cvajgu emigroi në Angli.

Në vitin 1935, Cvajgu u shtua në listën e shkrimtarëve të ndaluar. Pasi oficerët e policisë kontrolluan shtëpinë e tij në Austri, autori e konsideroi jetën e tij në rrezik dhe mori vendimin për të lënë atdheun e tij dhe për të shkuar në internim.

Në vitin 1940, u zhvendos përkohësisht në Nju Jork, për tu vendosur përfundimisht në Brazil pastaj.

Më 23 shkurt 1942, Stefan Cvajg dhe gruaja e tij e re kryen vetëvrasje së bashku në Petrópolis, Brazil. Të nesërmen, qeveria braziliane mbajti një funeral shtetëror, ku mori pjesë presidenti Getulio Vargas
.