Ai – Ku janë sytë e tu të zesë,
dhe profili yt si hyjneshë,
konsumohem në mendimin
si mund t’i shoh përsëri.
Ajo – janë të kaltër tani sytë e mi,
sepse kam lente kontakti,
dhe hundën e kam ribërë,
njihmë pra i dashuri im.
Ai – Nuk e shoh më buzën tënde,
gonxhen e vogël rozë
që e puthja me epsh.
Dhe gjoksi yt i paprekur
që e mbaja në një dorë
tani më duket mjaft më i madh
katër herë së paku u rrit.
Ajo – Oh më shqetëson ky kujtim
por unë jam përherë po ajo
goja ime është pak më e madhe
dhe gjoksi im i derdhur.
Më ndryshoi silikoni
por s’ndryshoi aspak pasioni im.
[këndojnë] Oh, dashuria jonë s’do të plaket [aspak]
së bashku me të s’do të plakemi dhe ne
edhe sepse unë s’e di më se kush jam
dhe as s’di më se ti kush je.
Ajo – zemra jote rreh në gjoks,
ndiej zërin dhe ngrohtësinë tënde
por nuk njoh prekjen
e dorës tënde burrërore .
Ai – Zemra ime plakë dhe e lodhur
pësoi një transplant të shkathët
dhe dora s’është imja
është sintetike, është protezë.
U pre në duel
në kopshtin e Fontemblisë
një kirurg e ngjiti atë.
Ajo – Oh fat i mjerë
kaq shumë na ka ndryshuar.
Duke pritur me shpresë dhe vajtim
edhe unë pësova një transplantim
dhe këmbeva seksin tre herë,
por dashuria ime për ty është po ajo.
Ai – Oh fat i mjerë
kaq tepër na ka ndryshuar.
Nuk mundem më ta fsheh
do të të them të vërtetën.
I dashuri yt, jo, nuk jam
I dashuri yt vdiq ushtar
por një pikë e gjakut të tij
u klonua dhe u linda unë
kopje e saktë dhe e përsëritur
e të dashurit tënd të ëmbël antik.
Dhe dashuria mbeti njëlloj
mos më largo edhe nëse
unë nuk jam origjinali.
Ajo – Kjo e vërtetë e fshehtë
praron dhe gëzon zemrën time
As unë s’jam dashnorja jote.
por një kopje mjaft e arritur.
Atë e hëngri tuberkulozi
unë mushkëritë nuk i kam.
O i dashuri im bëj ç’të duash
me materialet e mia.
Zemra ime jotja do të jetë
dëshirave të tua u jepem
unë të betohem për besnikëri
ja telekomanda ime .
[së bashku] dashuria jonë s’do të plaket kurrë
dhe së bashku me të nuk do të plakemi ne].
[ajo fillon të humbasë zërin e saj, sikur të shkarkonte baterinë
si një disk me tridhjetë e tre xhiro]
Ai – Mimi … Violeta [publikut] bateria nuk i lë … veçse pak orë …
Ajo – I dashur … po vdes … shkarkohem … të mallkuarit !
E shkreta jeta ime,
isha ende nën garanci.
Në shqip: Faslli Haliti
ObserverKult
========================
Lexo edhe: