Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, shumë sektorë të ekonomisë u penalizuan në punën e tyre, kryesisht baret, restaurantet, lokalet e natës si dhe turizmi.
Ndërkohë kjo mbyllje si pasojë e pandemisë, ka prekur kryesisht edhe këngëtarët dhe artistët të cilët punojnë në klubet e natës,
Këngëtari Stefi Prifti ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të qeverisë, duke theksuar që nuk është ndihmuar aspak nga shteti dhe nuk ka marrë as edhe një pagë lufte.
Këngëtari tutje shkruan se artistët që janë të vetëpunësuar, ndryshe nga ata që punojnë në shtet, janë përjashtuar nga çdo lloj ndihme apo pakete qeveritare, qoftë kjo edhe rrogë lufte.
“Cfarë ndryshon ndërmjet një fasonerie me 300 apo 400 punonjës me një lokal ku këndohet?
Raste për të bërë krahasime të këtij dy standartizimi me problemin ka mjaft, por kjo nuk është më e rëndësishmja, ka edhe zgjidhje alternative…! Më e keqja nga gjithçka tjetër për mua është PËRJASHTIMI..! Të ndihesh i përjashtuar dhe krejtësisht jashtë vëmendjes të një qeverie, të qeverisë tënde në fund të fundit, duhet t’i bësh pyetjen vetes: çfarë kam bërë? Mos ndoshta profesioni ynë, ne këngëtarët dhe artistët e vetëpunësuar nuk jemi të denjë për të pasur pak vëmendje dhe jo përjashtim, injorim të drejtash, deri në fjali, si, “rrini urtë ju e mos flisni..”!!”- shkruan këngëtari.
Postimi i plotë:
Tre muaj e gjysëm pa punë! Artistët e vetëpunësuar, ndryshe nga ata që punojnë në shtet, të përjashtuar nga ç’do lloj ndihme apo pakete qeveritare, qoftë kjo edhe rrogë lufte po deshët..!
Askush nga ne nuk foli muajin e parë apo të dyte, bile nuk folem edhe kur kaloi i treti muaj, por jo më.
Ne jemi qytetarë shqiptarë dhe kërkojmë të drejtat tona, sidomos tani që 90% e punëve dhe bizneseve të tjera janë hapur. Për të bërë më të qartë shqetësimin tim, dua t’ju them, se akoma nuk dimë kur dhe a do te fillojë profesioni ynë të lejohet, padiskutim duke respektuar masat, njëlloj edhe si bizneset e tjera (në shumë raste mbledhin më tepër njerëz bashkë në një vend të mbyllur..), të cilat vazhdojnë të funksionojnë falë Zotit dhe hapjes, duke përjashtuar koncertet dhe dasmat, si të ishin burimi i infeksionit..!
Nuk e kuptoj: – pse dy standarte për të njëjtin problem? Cfarë ndryshon mes një lokali plot me njerëz që pinë birra dhe të njëjtit lokal që ka edhe muzikë live?
Çfarë ndryshon ndërmjet një fasonerie me 300 apo 400 punenjës me një lokal ku këndohet?
Raste për të bërë krahasime të këtij dy standartizimi me problemin ka mjaft, por kjo nuk është më e rëndësishmja, ka edhe zgjidhje alternative…! Më e keqja nga gjithçka tjetër për mua është PËRJASHTIMI..! Të ndihesh i përjashtuar dhe krejtesisht jashtë vëmendjes të një qeverie, të qeverisë tënde në fund të fundit, duhet t’i bësh pyetjen vetes: çfarë kam bërë? Mos ndoshta profesioni ynë, ne kengëtarët dhe artistët e vetëpunësuar nuk jemi të denjë për të pasur pak vemendje dhe jo përjashtim, injorim të drejtash, deri në fjali, si, “rrini urtë ju e mos flisni..”!!
Vërtet artistët e sukseshëm (dhe janë shume pak), paguhen mirë në koncertet e tyre, por ata nuk punojnë ç’do ditë, janë në pritje të kërkesës dhe ofertës dhe suksesi në pagesat e tyre varet nga gjendja dhe momenti ku ata ndodhen! Pra, duhen edhe shumë shpenzime për të krijuar e interpretuar këngë të reja, padyshim edhe klipet, studiot, veshjet, personazhet etj etj.
Artistet e niveleve të larta kanë gjithë të drejtën e Zotit t’i gëzojnë frytet e talentit dhe punës së tyre. Ata janë më të mirët dhe si në ç’do profesion duhet dhe janë të privilegjuar! Ata prekin shpirtin e njerëzve, ndjenjat e tyre dhe kur arrinë të depertojnë në këto përmasa, shpesh bëhen edhe të adhurueshëm..! Ky është ARTI..! Kjo është fuqia hyjnore që ARTI përcjell tek njerëzit!
Padyshim, që edhe koha, frymëzimi, faktorët familjarë e psikologjike, pse jo edhe mosha herë – herë, luajne rol të madh në jetën artistike dhe gjendjen që kalon artisti. Mos harrojmë edhe “dëmet e famës”!
Të jesh i famshëm apo person publik nuk është gjithmone bukur! Më besoni për këtë gjë.
Natyrisht, ka shumë benefite dhe gjëra të bukura të cilat kur jemi të rinj lusim Zotin ti arrijmë dhe t’i bëjme realitet, por ka edhe probleme, sidomos për ata që kapin majën!
Personalisht, jo vetëm si këngëtar dhe si njeri që gjithë jeten ja kam dedikuar muzikës, por si qytetar i Republikes të Shqipërise kam të drejten time, mbas tre muaj e gjysëm në harresë të kërkoj vëmendjen dhe reagimin e ministrisë të kulturës dhe të qeverisë shqiptare, për pyetjet dhe temat e parashtruara më lart.
Artistët shqiptarë (shumica e tyre) janë të përjashtuar edhe nga të drejtat e tyre autoriale që për çudi nuk diskutohet fare! Po kjo është një çështje tjetër që meriton vëmendje të veçantë.
Sa i përket koncerteve që domosdoshmërisht duhet të fillojmë, mund të jenë më të vogla dhe padyshim të monitoruara edhe nga njerëz të autorizuar nga shteti. Nuk po pretendojmë për kocerte të mëdha, të veshtira për tu manaxhuar, por hapësira me 200 – 300 persona ka sa te duash në teritorin shqiptar dhe me kushte shumë më te mira se fasoneritë apo punishte te mbyllura./noa