Shqipëria i është bashkuar koncertit maratonë të transmetuar në 20 vende të Europës për mbledhjen e fondeve për ndihma humanitare në Ukrainë.
Në shenjë solidariteti kundër agresionit rus në Ukrainë, Bojken Lako ka realizuar me orkestrën simfonike të Radio Televizionit Shqiptar Këngën e trimave nga filmi “Udha e shkronjave”.
Këngëtari realizoi këtë projekt simbolik si thirrje kundër luftës, ndërsa videoja e realizuar nga Radio Televizioni Shqiptar u përcoll me mesazhin sensibilizues për ndaljen e luftës në Ukrainë #StopWarInUkraine”.
Bojkeni është i njohur për mënyrën unike të interpretimit dhe për formën se si zgjedh të përcjell mesazhe.
Ndërsa kënga që ka përzgjedhur në këtë rast për ta intepretuar është tejet e veçantë për artistin.
Kjo shkaku që kënga origjinale është intepretuar nga i ati Bujar Lako në kryeveprën e Vladimir Priftit, “Udha e shkronjave”, prodhim po ashtu i Radio Televizionit Shqiptar.
Jo fort i përfshirë në tregun muzikor, këngëtari zgjedh herë pas here të vijë me projekte kaq të veçanta e kuptimplota që tërheqin vëmendjen e publikut.
ObserverKult ua sjell videon dhe po ashtu edhe tekstin e këngës aq të njohur e të dashur për publikun.
O trima shqipe përmbi male,
bini mbi armiqtë, shkrepni si rrufe!
O trim në gjoks ç’u godite,
tokën që e deshe, ti me gjak vadite.
O trim re për mëmëdhenë
Ndrit si yll mbi shkrepat,
Rron, rron, rron sa jeta!
Përgatiti: Lum Bojaxhiu/ ObserverKult
Kliko edhe:
RICCARDO COCCIANTE: MARGERITA…(TEKSTI I PËRKTHYER NË SHQIP & VIDEO)