Sueton Zhugri: Arkitektura e shpirtrave

sueton zhugri nesër e vogla ime

Je ti shpresa ime,
e unë jam sytë e tu.
Pranë flakës së zemrës sime
eja ngrohi duart.

Në këtë moshë jemi të dy bubulakë
si dy faqe fëmijësh të turpëruar
Puthma ngadalë ballin
por mos lexo rrudhat mia…
shumë ditë mbytur janë aty

Më vështro më mirë në sy,
e do të shohësh një vocërrak
që si i çmendur drejt detit vrapon
me shputat që i përcëllojnë prej rërës

E largët le të mbetet kjo ditë e ne t’ua tregojmë një ditë fëmijëve tanë
nostalgjinë e atyre dallgëve shëruese,
arkitekturën e shpirtrave të dashuruar

Të dashuruarit janë të vetmit
që nuk e njohin vdekjen.
Koha për ta ka ndaluar… kështu
që vdekja është pambarimisht larg,
të dashuruarit hyjnë çdo natë në shtrat
me përjetësinë… dhe zgjohen fëmijë,
fëmijë të lumtur.

25.12.2022

ObserverKult