Sueton Zhugri: Lakuriqësia

nesër Mbi tavolinë kam lënë adresën e varrit që të shkosh të ujisësh fotografinë dhe lulet në verë, (mos u merr erë, është shumë herët)

Po të kisha këtu në dhomën time
Do të zhvishesha i tëri
Vetëm unë me lëkurën time
Të trupit dhe të syve
Ti do më shikoje…
Nga dritarja bota do të dukej
Tepër larg
Siç shihen yjet nga parajsa…

Nëse do të kisha këtu, këtu
Në copëzën time
Në cep të dhomës do të lija
Paragjykimet, shqetësimet

Do isha i mbledhur vetëm me lëkurën
E trupit dhe të shpirtit
Dhe do të thoja:
Zhvishmë tani, tani
E shtrenjta ime
Shihe si dridhet zemra…

Mos u largofshim dot nga
Lakuriqësia
E fluturimit

13.8.2024

ObserverKult