Poezi nga Sueton Zhugri
Do të doja të jetoja vetëm në pranverë
kur ujrat zgjohen e rizgjohen,
atëherë kur lindin si të verbra
cicërimat e para nga brezat e rinj të sqepave.
Po në pranverë kur bari ka një si jeshile kozmike,
kur fryma e ngrohtë prej brazdave të sapombjellura ngrihet dhe mbetet pezull,
kur qukapikët si të çmendur bëjnë garë me druvarët
e aromat e vajzave dhe të luleve lehtë në muzg kryqëzohen…
Do të doja i skalitur të ngrija diku
në breg të lumit si një statujë adoleshenti
e të mos jetoja pjekjen, shenjat e ikjes…
Të vija me këmbët
pa damarët e dalë të vjeshtës së vonë
si mbi gjethe bryma,
pa të bardhën mbi fyt si shall dimri
të dëborës shurdhe…
Ajme pranverat e mia
janë të numërueshme
edhe
me gishtërinjtë e duarve,
ngritur drejt qiellit
atje ku yjet bien pa pra
si të ishin shiu i një ëndrre
pa fillim
pa fund…
ObserverKult
Lexo edhe:
SUETON ZHUGRI: JAM I GJITHI SHPIRT…
Jam i gjithi shpirt,
mos më prek
mos më fol
bën mirë as të mos më shohësh.
Bregu i liqenit
më ulet mbi shpatulla,
valët i frigohen ndezjes sime…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU