Poezi nga Sueton Zhugri
… ta puth zemrën, ngadalë
dhe lëkurën e saj të parë, lëkurën e saj të dytë
dhe ndoshta një të tretë
…të zhveshur
të dy të djegur
nga sytë
e një vere të verbër, të beftë.
të ha me sy, dua
zemër e përbotshme
përtej të gjitha dhimbjeve
vajeve, piskamave
edhe kur dhëmbët të më kenë lënë
dua sërish të ushqehem
me Ty
të dy kanibalë reciprokë
të përjetshëm
të sigurtë tek lundrojmë
vijat e bardha të drurëve
varur
me rrënjët thellë në yje
e gjethet që kullojnë liqenet e kuq të gjakut.
ObserverKult
Lexo edhe:
SUETON ZHUGRI: DËGJOMË, MË DHEMB SHPIRTI PA TY!
Poezi nga Sueton Zhugri
Si ta them sa më thjeshtë,
dëgjomë
më dhemb shpirti pa ty,
më dhemb…
Lëngon çdo pore
çdo qelizë,
ose më mirë
ndjej mungesën e lëngesës brenda tyre.
Në trup,
në tru…
edhe në ferr,
do më dhembë shpirti pa ty…
Jam me një tjetër por s’është e njëjta gjë,
këtu është si në llaç,
pas pak ngrin,
të dal sa më shpejt
ose do rrjedhin të bardhat mureve.
Gjithë ky krem mbi trup për të të çngjitur nga unë.
buzë që më kafshojnë,
por të tuat nuk i çngjis dot
se më puthin zemrën..
Ç’është ky makth,
lesh i zi,
klithma pulëbardhash
dhe e bardha llaçi mureve të trurit.
Jam si peshk, i gjithi gojë,
dridhem
në krahët e një tjetre.
Pa ty në vete nuk jam..
por kam kohë,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
SUETON ZHUGRI: MISH KOLONIAL
Më rreh zemra për një të nesërme
që të mos jetë si e sotmja
Me tamburë të heshtur, këmbë të heshtura, buzëqeshje të heshtura
Sot vdiq një atlet, një poete, një kamerier
Lindën një milionë fëmijë në Afrikë
Por një polic u vra në kufirin Kosovë-Serbi.
Rripi i Gazës i pikon të vrarët si shiu në Palermo dhe heshtja është totale…
Diktatura e perandorisë së korporatave
Me milionat e vrarë nga kovidi i radhës.
Me luftëra fiktive, terroristë fiktivë
Evropa plakë që godet me kallashnikov gjunjtë e saj në bllofin e radhës, popuj të largët që zgjohen nga dominimi i vdekjes.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult