Sueton Zhugri: Në një ditë shiu

sueton zhugri nesër e vogla ime

Në një ditë shiu dil në rrugë
Vëri pëllëmbët pranë njëra-tjetrës
E pasi të jenë mbushur
Hidhja fytyrës

Planet i ndërgjegjes
Do përmbytet.
Drita do të shkëlqejë syve të tua
E çdo element i të qenësishmes kozmike
Do të të ringjallet.
Perëndia do pasqyrohet pëllëmbëve të tua
Me sytë e Saj.

Mos e kërko larg të mbinatyrshmen,
Prej ditës që ti linde
E ke mbajtur në pëllëmbë, fare pa e ditur
Pastaj ke freskuar fytyrën me të,
Qelizën e qelizës
Qetësoren e shpirtit.
Ti vetë je parajsa, por nuk e pate kuptuar
Përpara se të prekte uji qiellor…
Je në elementin tënd, re, erë, yje
Mendues, përçues.

Në një ditë shiu
Njome fytyrën me qiell

ObserverKult


Lexo edhe:

SUETON ZHUGRI: MËSHIRA HYJNORE