Sueton Zhugri: Altern

sueton zhugri nesër e vogla ime

Nuk e di kush vendosi të më vrasë.
Rashë mbi kalldrëm me duar përlyer me flokë.
Pata shoqëri korbash dhe macesh të uritura.
Ende nuk kisha shkuar, gjakun tim të ngrohtë lëpija buzëve dhe
milingonat e kuqe më cimbisnin qafën.
Belbëzoja duke notuar brenda kësaj fotografie.
Nga lart i shihja trupat e yjeve përqafuar.
Altern, fati dhe çasti
dhëmbëngulnin pluhur rrugicash galaktikore
dhe jashtëqitjesh të pambledhura qensh të rracës.
Po ikja dhe ikja.
Ikte dhe vrasësi.
Së fundmi jetova një çast lumturie
dhe harrova… harrova ta kthej kufomën me sytë nga qielli.