Sueton Zhugri: Pafundësia në përfshirje

Po të kishte dashuria fjalë
do të ishin prej shiu,
po të kishte sy
do të ishin prej qielli.

Po të kishte dashuria duar
do të ledhatonte Saturnin,
po të kishte gjumë
do të flinte në Mars.

Po të kishte dashuria kohë
do ecte zbathur mbi akrepa,
po të kishte plagë
do të mbinte trëndafila.

Po të kishte dashuria natë
do t’i mbillte yjet në gjoks,
po të kishte agim
do të lindte pa dritë.

Po të kishte dashuria udhë
do të ecte vetëm symbyllur
po të kishte duar
do të prekte mungesën.

Ja pse
i çmenduri që shpiku pavdekësinë…

thjesht…
i dashuruar ishte.

14.2.2026

ObserverKult


Lexo edhe:

Sueton Zhugri: Qeli me dritare në qiell