Sukses i jashtëzakonshëm/ Kori “Siparantum” nga Kosova fiton medaljen e artë në Suedi

Kori “Siparantum” nga Kosova ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në Suedi, gjegjësisht në “Lojërat Evropiane të Koreve”, ku ka marrë medalje të artë në kategorinë më të lartë të garave – atë për Çmimin e Madh të Kombeve.

Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, derisa ka uruar dhe u ka dëshiruar suksese pafund “Siparantum-it”.  

Ky kor në garë është prezantuar me veprat shqipe “PAX” të kompozitorit, Memli Kelmendi e “Pakëz në ëndërr pakëz në zhgëndërr” të Baki Jasharit, sikurse edhe me “Te na solbici” të Samo Volk dhe “Atsalumst” të Jekabs Jancevskis.

Ndryshe, “Siparantum” ka marrë pjesë edhe më herët në të tjera aktivitete ndërkombëtare. Po ashtu ka arritur të fitojë disa çmime, si fitorja në olimpiadën e koreve botërore, World Choir Games 2021, ku u shpall fituesi i kategorisë “The Open Competition – Musica Contemporanea”.

ObserverKult


Kori i Filharmonisë së Kosovës

Lexo edhe:

KORI I FILHARMONISË SË KOSOVËS HAPI SEZONIN 2022/2023

Me interpretimin e veprave të kompozitorëve të shek. XX dhe XXI, Kori i Filharmonisë së Kosovës hapi sezonin 2022/2023.

Të shtunën në kishën katolike “Shën Ndou” në Prishtinë, në drejtimin e dirigjentëve Mary Konstantinidou dhe Hajrullah Syla, u nbajt koncerti i parë i Korit të Filharmonisë së Kosovës.

Me këtë rast Kori interpretoi vepra të kompozitorëve të shek. XX dhe XXI nga kompozitorë norvegjez, grek, amerikan e shqiptar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


sabri hamiti nanës

SABRI HAMITI: MËRZITJE DASHURIE

Këngët që më mbetën tash i kam për vete
Zëre shungulluese nisin varg të ri
Sa po shlyen bari kujtim çfarë më mbete
I kisha të gjitha të mbyllura në gji

Flutur e bukur dëshirë pranverake
Gjiun tim përpush gaz e helm e mbush
Ja këngë laroshe e blerësi verrake
Sa më vjen pranë më bën hi a prush

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult